Negociatat kolektive janë çelësi për vendosjen e pagave dhe kushtet e punës, por pak dihet se çka është rënë dakord saktësisht.
COLBAR-EUROPE synon të përmirësojë njohuritë rreth përmbajtjes së Marrëveshjeve Kolektive të Punës.
Projekti mbledh, shënon dhe krahason marrëveshjet kolektive të punës.
Kjo është për Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet kandidate dhe në nivel evropian.
COLBAR-EUROPE morri fonde nga Komisioni Evropian - Marrëdhëniet Industriale dhe Programi i Dialogut Social. - Marsh 2019 - Prill 2021 (VS/2019/0077)
Shpjegim - Baza e të dhënave për marrëveshjeve kolektive - Shqipëri
Çfarë është "marrëveshja kolektive e punës"?
Kur sindikatat dhe punëdhënësit apo organizatat e punëdhënësve negociojnë termat dhe kushtet e punësimit, ata marrin përsipër të hyjnë në bisedime kolektive.
Dokumenti që hartohet pas këtyre bisedimeve quhet "marrëveshje kolektive pune".
Marrëveshjet mund të nënshkruhen në nivel kompanie, sektori apo profesioni ose në nivel kombëtar.
Në cilat dokumente parashikohet e drejta për marrëveshje kolektive?
E drejta për marrëveshje kolektive është një prej të drejtave themelore të punës, të parashikuara në dy konventa kyçe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).
Këto konventa janë: "Konventa nr. 87 për lirinë e asocimit dhe mbrojtjen e të drejtës së organizimit", e vitit 1948 dhe "Konventa nr. 98 për të drejtën për t'u organizuar dhe për marrëveshje kolektive", e vitit 1949.
Organizata ILO e trajton këtë çështje edhe në "Konventën nr. 154 për marrëveshjet kolektive", të vitit 1981, dhe në Rekomandimin shoqërues nr. 163.
Cili është qëllimi i bazës së të dhënave për marrëveshjet kolektive?
Rëndësia që kanë marrëveshjet kolektive është e njohur në të gjithë botën, por të pakta janë vendet që mirëmbajnë të dhëna lidhur me dispozitat për të cilat është rënë dakord në këto marrëveshje.
Madje edhe në këto raste (p.sh. Mbretëria e Bashkuar, Zelanda e Re, Holanda, Brazili), bazat e të dhënave të një vendi nuk janë të krahasueshme me ato të vendeve të tjera.
Ekipi i WageIndicator-it mbledh dhe kodon marrëveshje nga vend të ndryshme të botës. Këto marrëveshje janë të krahasueshme.
Që prej vitit 2013, kur u krijua, baza e të dhënave ka qenë një mjet thelbësor për shumë aktivitete, raporte dhe projekte.
Si mblidhen dhe kodohen marrëveshjet?
Ekipi i WageIndicator-it i mbledh marrëveshjet duke negociuar me palët apo nga interneti dhe i ngarkon tekstet në bazën e të dhënave.
Për çdo marrëveshje, ekipi aplikon një skemë kodimi, me të cilën mbulohen dymbëdhjetë çështje:
- Të dhënat e përgjithshme të marrëveshjes
- Titujt e vendeve të punës
- Sigurimi social dhe pensionet
- Stërvitje
- Kontratat e punës
- Sëmundje dhe paaftësi
- Asistenca shëndetësore dhe mjekësore
- Marrëveshjet për ekuilibrin "punë-jetë"
- Çështjet e barazisë gjinore
- Pagat
- Orari i punës
- Mbulimi
Për çdo çështje, identifikohet pjesa përkatëse e tekstit, e cila ruhet në bazën e të dhënave të marrëveshjeve kolektive. Ky proces quhet "anotim teksti".
Skema e kodimit për të dymbëdhjetë çështjet përbëhet nga 749 ndryshore.
Skema përfundimtare dhe teksti i plotë publikohen në uebsajtet kombëtare të WageIndicator-it në gjuhën e tyre origjinale.
Skema e kodimit është e disponueshme edhe në gjuhën angleze.
Ky mjet mundëson realizimin e krahasimeve midis marrëveshjeve të vendeve të ndryshme.
Për çfarë mund të përdoret kjo bazë të dhënash?
Për të ndarë me të tjerët përmbajtjet e marrëveshjeve kolektive duke publikuar në internet tekste dhe skema të koduara, gjë që u jep mundësinë punëdhënësve dhe punonjësve që të lexojnë tekste të plota dhe të kuptojnë dispozitat
Për të kryer hulumtime duke krahasuar ndërmjet tyre dispozitat e marrëveshjeve të kompanive, sektorëve dhe vendeve
Për të verifikuar pajtueshmërinë e marrëveshjeve kolektive me ligjin kombëtar të punës ose për të parë nëse këto e përmirësojnë ligjin
Për të krahasuar pagat për të cilat është rënë dakord në mënyrë kolektive me pagat minimale
Për të trajnuar negociatorët për analizimin dhe zbatimin teorik të marrëveshjeve kolektive
Për të gjetur praktikat më të mira dhe për të krijuar një model për marrëveshjet kolektive
Për të na dërguar marrëveshjet tuaja në zyrën tonë
Adresa elektronike: office@WageIndicator.org
Më shumë informacion rreth Baza e të dhënave për marrëveshjeve kolektive.